TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2023, 10:11

Pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Apeli lë në burg avokatin Alban Bengasi

Shkruar nga Pamfleti

Pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Apeli

Avokati Alban Bengasi, është lënë në burg nga GJKKO, i cili u arrestua në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’.

Bengasi i dha 120 mijë euro grupit të Nuredin Dumanit për të vrarë ish-bashkëshorten.

Bengasi ishte në kërkim që në maj të vitit 2022 pas dëshmisë së vrasësit me pagesë, tashmë bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se fillimisht Bengasi kishte kërkuar që gruaja e tij Blerta Bengasi të dhunohej, t’i shkaktoheshin dëme të shumta dhe më pas të vritej.

Ai u arrestua në Rinas më datë 6 shtator teksa teksa po hynte në Shqipëri. Bengasi po kthehej nga Dubai, kur gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë e identifikuan dhe e ndaluan pasi rezultoi i shpallur në kërkim. Mbi dyshimet se gruaja e tij e tradhtonte me shokun e ngushtë, ai i ofroi shumën marramendëse Dumanit për ta vrarë. Për ta dhunuar, Nuredin Dumani u kontaktua nga Festim Qoli në vitin 2019, njohje e avokat Bengasit, i cili i kërkoi me çdo kusht Dumanit që ajo të rrihej barbarisht, madje t’i thyhen këmbët, duart dhe të shpërfytyrohej në fytyrë. Gruaja u mbajt në vëzhgim për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, aty ku kishte shtëpinë, nga Nuredin Dumani dhe Eljo Bitri.

Ky i fundit e qëlloi me grushte dhe sende të forta në fytyrë, por nuk i theu këmbët dhe duart siç Bengasi dhe Qoli u kishin kërkuar. Në vijim, Nuredin Dumani u takua në një kafe me avokatin Alban Bengasi, i cili i shprehu pakënaqësinë që ish-bashkëshortja e tij nuk ishte dhunuar ashtu siç i kishte kërkuar. Më tej. Bengasi i ofroi shumën 120 mijë euro Nuredin Dumanit për ta eleminuar, shumë që sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë ishte e pamjaftueshme për vrasjen e një gruaje. I vendosur për të zhdukur nga faqja e dheut ish-bashkëshorten, për të cilën kishte kaq shumë mllef, Alban Bengasi i tha Dumanit se gjithsesi një punë të tillë do e bënte dikush, duke përmendur edhe Gjergj Cukalin, të të ashtëquajturin “i forti” i “Myslym Shyrit”.

Ndaj Bengasit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

 

nuredin alban begasi

Lini një Përgjigje