TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2023, 17:56

Prishja e pazareve të drogës, 4 grekë rrahin e kërcënojnë me armë 17-vjeçarin shqiptar në Selanik

Shkruar nga Pamfleti

Prishja e pazareve të drogës, 4 grekë rrahin e

4 të mitur grekë janë arrestuar nga policia në Selanik për rrahjen dhe kërcënimin me armë të një 17-vjeçari shqiptar.

Siç rezultoi nga hetimet, autorët mesditën e datës 18.09.2023, në zonën e Thermit në Selanik, kanë kryer një sulm me armë ndaj viktimës dhe e kanë plagosur me dhunë fizike, ndërsa me armë kanë kërkuar pagesën e një shume të parash, si shlyerje pas një transaksioni të mëparshëm droge që kanë pasur.

17-vjeçari shqiptar, më pas, kishte shkuar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe më pas ishte larguar, shkruajnë mediat greke.

Prishja e pazareve të drogës, 4 grekë rrahin e

Pas arrestimit të personave të përfshirë në këtë rast mëngjesin e djeshëm, u kryen kontrolle banesash ku u gjetën dhe u sekuestruan veshje që kishin dy prej tyre në vendngjarje, 2 pistoleta me ajër me aksesorët e tyre, 8 thika, 2 shufra metalike të palosshme, pako të improvizuara me kanabis me peshë totale 187.6 gram, 2 rende kanabis, 3 peshore elektronike precize, spraj piper etj.

sherr greqi drogë

Lini një Përgjigje