TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2023, 14:52

Refuzoi t'i japë lejen e drejtimit dhe qëlloi me grusht policin rrugor, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi t'i japë lejen e drejtimit dhe qëlloi me grusht policin

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi bashkë me shokun e tij kanë kundërshtuar dhe goditur me grusht efektivin e Policisë Rrugore. Ai ka refuzuar t'i japë policit lejen e qarkullimit rrugor.

Ndërkohë, 34-vjeçari është vënë nën hetim.

“Në pranga ka rënë D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë dhe nën hetim është vënë K. C., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar kontrollin e dokumentacionit të automjetit që drejtonte shtetasi D. H. dhe kanë goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor Vlorë”, njoftoi policia.

arrestim vlore

Lini një Përgjigje