TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2023, 12:07

3 vjeçari ndërroi pas ndërhyrjes në dhëmbë në klinikën private, merren në pyetje dentisti dhe stafi mjekësor

Shkruar nga Pamfleti

3 vjeçari ndërroi pas ndërhyrjes në dhëmbë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 3 vjeçarit tre ditë pasi iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për mjekimin e dhënbëve në një klinikë private.

Policia ka  marrë në pyetje mjekun dhe stafin e klinikës. Ata kanë deklaruar se i kanë dhënë sasinë e duhur të ilaçeve të narkozës.

Rasti është referuar në prokurori për veprë penale "neglizhencë në mjekim", e cila konsiderohet sipas Kodit Penal si kundavajtje penale dhe jo vepër penale. Policia dhe prokuroria po presin autopsinë e 3-vjeçarit për të kryer veprime të tjera.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm", pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital".-njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Pasi ka mbaruar, fëmija nuk ësht zgjuar dhe mjeku u ka thënë shkoni në shpi se do të zgjohet. Edhe në shtëpi 3-vjeçari nuk është zgjuar dhe kanë telefonuar klinikën, por nuk u kanë hapur telefonin.

Më pas e kanë dërguar në pediatri dhe në gjendje kome ka qëndruar 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se prindërit kanë bërë denoncimin në komisariatin nr 4 pasi dyshojnë se u injektua një dozë e latë narkoze.

 

Lini një Përgjigje