TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2023, 11:37

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ditën e sotme në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. Në Tiranë.

Policia njofton se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Më datë 05.10.2023, rreth orës 10:10, është marrë njoftim se në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në vetratën e lokalit të shtetases Sh. Gj. dhe si pasojë janë dëmtuar xhamat e vetratës, si dhe xhami i një automjeti që ndodhej i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.

 

tiranë shpërthim me tritol

Lini një Përgjigje