
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar nga Tirana, në Vlorë i cili është kapur me armë pa leje.
I arrestuar është Erion Sejdini.
Pas informacioneve të marra për një të ri, që lëvizte i armatosur Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Erion Sejdinit, teksa lëvizte në këmbë në lagjen “Hajro Çakerri”.
Nga kontrolli i ushtruar 38-vjeçarit iu gjet një armë e llojit “Berreta”, ndërsa në banesën e tij në Tiranë uniformat blu gjetën veshje kamuflazhi ushtarake dhe dy këllëfë pistolete.
Lini një Përgjigje