
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë.
Ngjarja ndodhi në komunën e Trevit në Itali.
Mediat e huaja raportojnë se 66-vjeçari ishte duke punuar me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti. Ai është shtypur nga traktori teksa ishte duke punuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca, por shqiptari ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit.
Lini një Përgjigje