
Një 36-vjeçare është vënë në pranga nga Policia Durrës, duke çuar në 3 numrin e të arrestuarve sot, në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’.
E reja me iniciale F. S., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka masën e sigurisë "Arrest në burg", për prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ndërkohë dy raste të shpërndarjes së drogave pranë shkollave janë goditur nga policia. Bëhet fjalë për qytetin e Fierit, ku dy të rinj kanë rënë në pranga dhe në Poliçan, ku një 49-vjeçar është arrestuar, pasi shpërndanin kokainë dhe kanabis në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit.
Në vazhdën e operacionit ‘Tempulli’, në Poliçan është arrestuar një 49-vjeçar, i cili shiste drogë në afërsi të shkollave dhe ambienteve që frekuentoheshin nga të rinjtë. Në pranga ka rënë Altin Zajmi, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi kokaine, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.
Ndërsa në Fier, dy të rinj, njëri prej tyre i mitur, kanë rënë në pranga në tentativë për ta shitur drogën në afërsi të një gjimnazi në Fier. Në pranga janë vënë 18-vjeçari J. H., dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier, të cilët u kapën në flagrancë, me disa doza kanabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.
Lini një Përgjigje