
49-vjeçari Altin Zajmi është arrestuar nga policia në Poliçan pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit fizik, 49-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kokainë dhe doza kanabisi.
Në kuadër të këtij megaoperacioni, ditën e sotme u arrestuan gjithashtu dy shpërndarës të tjerë droge në Fier. Në pranga ra një 15-vjeçar, i proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale, si dhe 18-vjeçari J.H.
Ata u kapën në flagrance me disa doza kanabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë. Ata e kishin përgatitur dhe ndarë lëndën narkotike, në doza, me qëllim shitjen e saj, në afërsi të shkollave.
Lini një Përgjigje