
Nuk kanë fund incidentet me efektivët e forcave 'Shqiponja', ku një polic është përfshirë në një sherr.
Sherri mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta. Sipas burimeve efektivi i 'Shqiponjave', gjatë debatit, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar.
Nga të shtënat nuk janë regjistruar të lënduar, ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Lini një Përgjigje