
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin fshatin Larush, Krujë, ku një 12 vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit i mituri ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Traumës, sipas raportimeve të para, në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë polica ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për verifikimin dhe gjetjen e shoferit të automjetit.
“Më datë 04.10.2023, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, dyshohet se një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. B., ka aksidentuar një të mitur 12 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje