TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2023, 15:50

Mori 100 euro për një akt ekspertimi, arrestohet mjeku ligjor në spitalin e Rrëshenit

Shkruar nga Pamfleti

Mori 100 euro për një akt ekspertimi, arrestohet mjeku ligjor në

Një mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit është vënë në prangat e policisë pasi i mori 100 euro një qytetari për të kryer një shërbim.

Mjeku mori shumën e parave për të kryer një akt ekspertimi. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit në polici nga qytetari 55-vjeçar.

Në këmbim të shërbimit për një çështje të tij, mjeku ligjor kërkoi paratë, në kundërshtim me ligjin.

63-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma 100 euro që 63-vjeçari i mori qytetarit në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

akt ekspertimi 100 euro mjek spitali i rreshenit

Lini një Përgjigje