TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2023, 16:59

Ra nga çatia ku po punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Ra nga çatia ku po punonte, humb jetën shqiptari në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, shqiptari është rrëzuar nga çatia e një objekti ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Pyrgetos të Larisës.

Ndërkohë autoritetet greke po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

catia shqiptar greqi

Lini një Përgjigje