TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Tetor 2023, 17:07

I dënuar me 2 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, arrestohet ish-shefi i Financës në burgun e Kosovës në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 2 vite burg për shkelje të barazisë në

Ish-shefi i Financës së Burgut të Kosovës në Lushnjë, Mariglen Myftari, është arrestuar ditën e sotme, pas vendimit të GjKKO-së, për ta dënuar atë me 2 vite burg.

Myftari u dënua me dy vite burg nga GJKKO për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, pasi në cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, ka kryer veprime të njëanshme duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender.

Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ish shefi financës burgu lushnjës

Lini një Përgjigje