TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Tetor 2023, 12:15

Djali i tij në 2021 vrau biznesmenin, qëllohet me breshëri plumbash shtëpia e Skënder Likës në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti
Djali i tij në 2021 vrau biznesmenin, qëllohet me breshëri
Banesa e Skënder Likës, kur i vendosën tritolin më 10 mars 2023

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar paraditen e sotme në Sanxhak të Kurbinit. Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Pak muaj më parë, Likës iu vendos edhe lëndë plasëse eksploziv.

Në muajin mars të këtij viti në banesën e Skënder Likës shpërtheu një sasi tritoli.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të 10 marsit, teksa Skënder Lika dhe bashkëshortja e tij ishin në gjumë.

Skënder Lika sapo kishte dalë nga burgu, pas 6 muaj vuajtje dënimi.

 Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, u ekzekutua mëngjesin e 10 djetorit 2021 në Laç me breshëri kallashnikovi.

Biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip 'Audi Q7' në momentin që është qëlluar për vdekje me 7 plumba nb trup.

Ndërkohë, djali i tij u aksidentua teksa po shkonte drejt vendit të ngjarjes ku u vra i ati. 

Kush është Skënder Likaj?

Skënder Likaj ka lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë. Ai është është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likës i plagosur në Mamurras.

Dinamika e vrasjes

Rakip Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Automjeti me të cilin udhëtonte viktima, ka lëvizur për të paktën 500 metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër tip 'Audi' ku më pas përfundoi në kanal. Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kush ishte Rakip Roli

Raportohet se Roli ishte biznesmen materialesh ndërtimi. Rakip Roli, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Pista e hetimit

Hetimet u përqendruan në konfliktet që mund të kenë pasur dy djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Emiljano dhe Isuf Roli mësohet se janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

rakip roli skender lika

Lini një Përgjigje