
Është kapur në Kapshticë një arsenal armësh.
Burime të konfirmuara bëjnë me dije se pasditen sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar një person në mjetin e të cilit janë gjetur 3 automatikë dhe një pistoletë. Mësohet se armatimi do të kalonte drejt vendit fqinj, por është zbuluar pa kaluar kufirin grek.
E gjithë kjo ka ardhur nga burimet e policisë në rrugë operative, e cila ka pasur informacione edhe për raste të tjera të kalimit të paligjshëm të armëve.
Operacioni vijon për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë.

Lini një Përgjigje