TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Tetor 2023, 13:54

'Fast & Furious' në Vlorë, 23-vjeçarja humb kontrollin e mjetit dhe përplas 6 makina

Shkruar nga Pamfleti
'Fast & Furious' në Vlorë, 23-vjeçarja humb
Foto ilustruese

Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur pas një aksidenti që ndodhi në mesditë në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

vlorë aksident

Lini një Përgjigje