TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 11:03

Aksident i rëndë në Lushnje, 26-vjeçarja përplas për vdekje të moshuarin me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Lushnje, 26-vjeçarja përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje ku një 26-vjeçare ka përplasur për vdekje një 70-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Enver Deliu. Ndërkohë, drejtuesja e mjetit 26-vjeçarja Anisa Xhepexiu është shoqëruar në Komisariat.

"Lushnjë/Informacion paraprak. Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.", njofton policia.

lushnje aksident 26-vjecarja

Lini një Përgjigje