
Zbardhen detajet të reja nga aksioni i SPAK në disa qytete. Sipas informacioneve në pranga ka rënë dhe një shef komisariati, i cili dyshohet se bashkëpunonte me bosë të krimit. Bëhet fjalë për kreun e policisë në Kurbin.
Po ashtu policia ka zbarkuar në banesën e Gëzim Çelës, një i shumëkërkuar nga policia. Gjithashtu mësohet se në Maminas po ushtrohen kontrolle në disa banesa. Pritet që për pak minuta të dal në konferencë shtypi vetë drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku.
"Përshëndetje kolegë. Në orën 18.30 në DPPSh, Drejtori i Përgjithshëm i PSh do zhvillojë një konferencë për shtyp", bën me dije Policia e Shtetit.
Lini një Përgjigje