
Drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operacioni policor “Flakë në det”, ku u godit një grup trafikantësh që po shkëmbenin drogë në mes të detit Adriatik. Operacioni ndodhi në muajin gusht.
Rrumbullaku ka bërë me dije se SPAK po vijon operacionin për të sekuestruar pasuritë e 3 personave të cilët janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për pasuritë e Gëzim Çelës, Nerim Çelaj dhe Arlind Ismajlukajt.
“Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nerim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera”, njoftoi drejtori i policisë.
Lini një Përgjigje