TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Tetor 2023, 19:11

Bashkëpunoi me grupin e “baronit të drogës”, zbulohet si ra në pranga shefi i komisariatit të Policisë në Laç

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpunoi me grupin e “baronit të drogës”, zbulohet
Dritan Metaj

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e sotëm që çoi në pranga shefin e komisariatit të Laçit Dritan Metaj. Sipas informacioneve raportohet se ishte zbërthimi i një prej celularëve të sekuestruam më herët nga operacioni i gushtit që solli zhvillime të reja.

Ishin bisedat mes tyre që nxorën zbuluar lidhjen e shefit të komisariatit Meta me grupin kriminal të drogës. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha më herët se tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim, si të përfshirë në grupin e trafikut të drogës.

Në kuadër të megaoperacionit “Flakë në det”, i cili nisi në gusht të këtij viti, janë arrestuar fillimisht  katër shqiptarë dhe dy ukrainas.

Gjatë operacionit sekuestruan një sasi prej 23 kg lënde narkotike e dyshuar kanabis, e gjetur në det, në afërsi të vendit ku u fundos veliera e djegur dhe një mjet lundrues gomone, bashkë me GPS.

shefi i policisë laç arrestimi

Lini një Përgjigje