TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 13:25

Operacioni antidrogë, Gjykata e Vlorës lë në burg 12 nga të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni antidrogë, Gjykata e Vlorës lë në burg 12 nga

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për të arrestuarit gjatë operacionit antidrogë ‘Tempulli’.

Në burg janë lënë Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani dhe Arient Dapaj.

Kujtojmë që vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona. Në total, në të gjithë vendin u lëshuan 296 masa arresti, nga të cilat 112 vetëm në Tiranë.

90 u arrestuan në Tiranë, një pjesë e të cilëve doli dje para gjykatës ndërsa 61 të tjerë do të njihen sot me masën e sigurisë.

23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale.

Lini një Përgjigje