TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 11:14

“Tempulli”/ Elgert Gjoni ‘koka’ që siguronte drogën nga Kanadaja, zbardhen përgjimet që e ‘fundosën’: Bari më i frikshëm që ekziston

Shkruar nga Pamfleti
“Tempulli”/ Elgert Gjoni ‘koka’ që siguronte
 Elgert Gjoni

Në megaoperacioni për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, që çoi pas hekurave 233 persona, mes të arrestuarve është edhe Elgert Gjoni.

Në operacionin mbarëkombëtar ku morën pjesë 3000 oficerë, u shkatërruan 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndanin kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi pranë shkollave dhe universiteteve,

Një prej të arrestuarve që pritet të njihet me masën e sigurisë në Tiranë është Elgert Gjoni, personi që siguronte kanabisin nga Kanadaja.

Nga hetimet ka rezultuar se ai është personi që siguronte kanabis llambe nga Kanadaja. I riu është mbajtur për muaj me radhë në vëzhgim nga agjentët e antidrogës, madje është përgjuar, si janë bërë blerje të stimuluara për të faktuar aktivitetin e tij të shpërndarjes së drogës.

Sipas përgjimeve, rezultoi se një dozë të lëndës që ai sillte nga Kanadaja me postë e shiste deri në 300 euro.

Në përgjim, Elgert Gjoni shfaqet duke komunikuar me një nga blerësit e identifikuar me emrin Enea, dhe ky i fundit i kërkon që t'i sigurohet një dozë e tillë. Por, sapo njoftohet për efektet që i shkaktohen nga përdorimi i saj, blerësi fillimisht i thotë "jo mor shok se s'du me vdek unë" dhe më pas bie dakord që dozën ta blejë ditë tjetër.

Mësohet se i arrestuari Elgert Gjoni, bazën e kishte në zonën e Unazës së Re. Kryesisht, për të komunikuar me klientët ai përdorte Instagramin. Në një nga rastet edhe agjenti i infiltruar ka komunikuar po me të po në këtë rrjet social për t'i blerë dozën e kanabisit që ai sillte nga Kanadaja.

Përgjimet:

Elgert Gjoni: Nga cila

Enea: Nga ato pra.

Elgert Gjoni: Nga ato konservattt? Enea: Konservat e peshkut.

Elgert Gjoni: Po të folim me atë bosin tjetër o xhi. Enea: Jo më të paktën naj 30 tshe ca me the ti mu?

Elgert Gjoni: Si 30 tshe konserva? Ato jan do pako të zeze

Enea: Ato që më tregove në foto o burr ca kishte apo se m

Elgert Gjoni: Po e di o xhi, që kush është 30 tshja o xhi.

Enea: Po dhe kjo e mirë ishte.

Elgert Gjoni: Është 3.5 (tre pikë pesë) gramë 30 tshja qic vlla se nuk I kam hy kot këtij muhabeti për 300 euro.

- Enea: 300 euro?

Elgert Gjoni: Po.

Enea: ca është kjo?

Elgert Gjoni: Rabi më i frikshëm që ekszisto

Enea: Jo mor shok se s'du me vdek unë.

Elgert Gjoni: Jo nuk vdes se ta jep do lloj efektesh që nu 30 tshe o xhi, është 3.5 gramshe dhe ajo qia robt e pëlqe

Enea: Atë do mor unë me kismet nga e premtja..

 elgert gjoni

Lini një Përgjigje