TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 09:31

Aksidenti te Rruga e Kombit, publikohet fotoja e efektivit që ndërroi jetë

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti te Rruga e Kombit, publikohet fotoja e efektivit që ndërroi

Personi që shihni në foto është Gëzim Lazri, efektivi i policisë në Mirditë i cili ndërroi jetë në saj të një aksidenti tragjik ditën e sotme te Rruga e Kombit.

Ai u përplas nga një shtetas malazez teksa ishte duke u kthyer nga shërbimi për në shtëpi. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20.

Policia sqaron se ka qenë një manovër e gabuar e shtetasit malazez i cili drejtonte mjetin tip ‘Chevrolet’ që ka shkaktuar aksidentin.

Shtetasi malazez ndodhet në spital për ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet gjendja e tij. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

aksidenti te rruga e kombit

Lini një Përgjigje