TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Shtator 2023, 09:43

Megaoperacioni Tempulli/ 'Blindohet’ gjykata e Vlorës; mbërrijnë 12 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni Tempulli/ 'Blindohet’ gjykata e Vlorës;

12 persona e parë nga 69 të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, ku do të njihen me masën e tyre të sigurisë. 

Sot do të zhvillohet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë teksa nesër prit të ketë të tjerat për ti përmbyllur.

Ndërkohe aksioni ka vijuar mbrëmë ndërsa vijon edhe sot.

Nga operacioni “Tempulli” u vunë në pranga mbi 200 persona në qytete të ndryshme të vendit.

Shtatë nga 23 grupet kriminale që u goditën nga aksioni i koduar me emrin Tempull vepronin në Tiranë. Harta e shpërndarjes së lëndëve narkotike është e gjerë, duke nisur nga Vora, për të vijuar me Kamzën e më pas edhe më në qendër të kryeqytetit. Një grup i stërmadh prej 22 personash operonin në zonën e Kombinatit, e cila ishte kthyer në shqetësim jo të vogël për banorët, aq sa shitja dhe konsumi i narkotikëve bëhej gati hapur. Lokalet e zonës së ish-Bllokut ishin një tjetër hapësirë ku një tjetër grup shtrinte aktivitetin e tij.

Çfarë u sekuestrua?

- 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

- 13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);  

- 225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

- 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

megaoperacioni tempull

Lini një Përgjigje