
Policia ka shoqëruar tre të miturit që dhunuan bashkëmoshatarin në Tiranë dhe i publikuan videon në rrjetet sociale.
3 autorët e dyshuar janë të moshave 13 dhe 15 vjeç.
"Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqen disa shtetas të mitur, që dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”-njofton policia.
Lini një Përgjigje