Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me mega-operacionin e koduar “Tempulli” ku në pranga ranë 233 persona në të gjithë vendin ndërsa u goditën 23 grupe kriminale.
Ai theksoi se hetimet nuk kanë nisur prej 8 muajsh por më përpara.
Sipas tij pas operacionit, dje dhe sot ka pasur probleme me shpërndarjen e lëndës narkotike ndërsa shtoi se ka ndryshuar dhe çmimi.
“Krijimi sidomos trafiku i narkotikëve ka një hierarki të vetme. Këto grupe nuk janë zbuluar brenda një ditë. Unë e di shumë se mirë se këto grupe personash i kanë pasur në arkivat e tyre shumë kohë më para. Herë I kanë pasur për vëzhgim për shpërndarje, herë i kanë pasur në vëzhgim që nëpërmjet tyre mund të shkojnë të furnizuesit. Dje ka pasur problem në rrjetin e shpërndarjes së lëndës narkotike. Nisur nga operacioni janë strukur ata që bënin furnizimin të përdoruesit. Ka pasur ndryshim dhe në çmim”-tha ai.
Megaoperacioni "Tempulli" për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, çoi pas hekurave 233 persona.
Në operacion mbarëkombëtar morën pjesë 3000 oficerë dhe u shkatërruan 23 grupe kriminale që dyshohet se shpërndanin kanabis, kokainë, heroinë dhe ekstazi pranë shkollave dhe universiteteve.
Lini një Përgjigje