
Një shqiptar është arrestuar pasi ka hapur zjarr ndaj policisë spanjolle gjatë një operacioni antidrogë në Barcelonë.
Ngjarja ndodhi në një zonë pyjore të Argentonas, kur policia tentoi të hapte portën e objektit të dyshuar. Në këtë moment, nga brenda saj është shtënë dy herë me pistoletë.
Njëri nga plumbat ka kapur jelekun antiplumb të një oficeri, ndërsa tjetri ka shkuar bosh.
Agjentët e policisë arritën të thyenin portën dhe të hynin brenda duke arrestuar 3 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe agresorin.
Mësohet se brenda banesë janë gjetur të kultivuara kanabis. Dyshohet se shqiptarët e përdornin për të kultivuar lëndë narkotike.
Lini një Përgjigje