Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Selitës në Tiranë pasi tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një automjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me një taksi tip “Volkswagen” ku ndodheshin edhe fëmijë ndërsa një makinë tjetër tip “Fiat” është përfshirë në aksident.
Raportohet se, nga aksidenti nuk ka të plagosur, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.
Lini një Përgjigje