TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Mars 2024, 16:00

E reja u hodh nga kati i dytë i hotelit, reagon policia: U konfliktuan fizikisht, arrestohet 39-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
E reja u hodh nga kati i dytë i hotelit, reagon policia: U konfliktuan
Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë të renë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme ku një vajzë u hodh nga kati i dytë i një hoteli.

Mësohet se vajza u shty nga një mashkull e cila ka rënë mbi çadrën e lokalit. Policia bën me dije se e reja është lënduar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije gjithashtu se ka arrestuar 39-vjeçarin Ismet Zoto nga Shijaku, i cili pasi është konfliktuar fizikisht me 22-vjeçaren Darjana Linares e ka shtyrë nga dritarja e hotelit.

Vajza është shtetatese e huaj, nga Venezuela. Te hyrja ku banonte 22-vjeçarja nga Venezuela banonin disa vajza të huaja. Policia po punon për të mësuar më shumë për aktivitetin e tyre.

E reja u hodh nga kati i dytë i hotelit, reagon policia: U konfliktuan

“Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht shtetasi I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, D. L., 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje