
Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të mërkurë në Tiranë ku janë arrestuar 20 persona dhe 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia ka publikuar edhe hartën e zonave ku vepronte secili prej 25 të dyshuarve, ku mes tyre vihet re se janë edhe 3 gra, të cilat ende nuk janë identifikuar.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj përmes një konference për shtyp tha se gjatë operacionit të koduar “Harta”, u goditën dy grupe kriminale të shpërndarjes së kokainës, kanabisit dhe kokainës në zona të ndryshme në kryqytet.
Sipas tij, 20 personat e ndaluar tregtonin lëndët narkotike në afërsi të klibeve të natës dhe shkollave.
“Policia ka referuar në prokurori hetimet për dy grupe kriminale. Nën drejtimin e prokurorisë u organizua operacioni “Harta” në të cilin u arrestuan 20 persona”, tha Vocaj.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.
Po nga hetimet rezulton se pjestarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.
Lini një Përgjigje