TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2023, 22:56

E rëndë në Divjakë, 47-vjeçari spanjoll gjendet i pajetë në dhomën e hotelit

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Divjakë, 47-vjeçari spanjoll gjendet i

Një shtetas spanjoll dyshohet se ka vrarë veten sot në dhomën e hotelit në Divjakë.

Shtetasi spanjoll i identifikuar si Franisco Cervilla 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

"Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush", njoftoi policia.

Të dy shtetasit spanjollë ndodheshin në Shqipëri pasi punonin në serat e Karavastasë.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

divjaka spanjolle karavsta

Lini një Përgjigje