TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2025, 14:35

"Nuk doja t'i vrisja"/ Qëlloi me kallashnikov drejt një automjeti pas sherrit, gjykata lë në burg 28-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk doja t'i vrisja"/ Qëlloi me kallashnikov drejt një
I dyshuari me automatik në dorë dhe momenti i arrestimit

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë "arrest në burg" për Oltjon Asllanin (Vodollarin) dhe Serxhio Bajzën.

Asllani është 28-vjeçari që qëlloi me kallashnikov drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, pas një konflikti të dhunshëm me disa persona, duke terrorizuar edhe kalimtarët në rrugë pasi doli nga mjeti me armë në dorë.

Në seancë, Asllani ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të vriste, por të trembte personat që e kishin dhunuar fizikisht.

Ndërsa Bajza është shprehur se ka shoqëruar me makinë shokun e tij dëshirës, pasi është ndjerë i kërcënuar prej tij. Asllani dhe Bajza do të hetohen për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese", e mbetur në tentativë.

Oltjon Asllani, u shfaq në një pamje të pazakontë një ditë më parë në zonën e Kombinatit në Tiranë, me një kallash në dorë. I riu i cili njihet edhe me mbiemrin Vodollari, u arrestua nga policia, e cila e zbuloi këtë episod nga kamerat e sigurisë.

Më herët, 28-vjeçari ishte dhunuar fizikisht nga 4 persona. Pas këtij konflikti, ai mori armën dhe i shoqëruar në makinë nga shoku i tij 30-vjeçari Serxho Bajza, edhe ky i arrestuar, nisi të qëllojë me kallash ndaj makinës ku lëviznin 2 nga personat me të cilët ishin zënë për shkak të kalimit në rrugën pranë shtëpisë së tij.

Lini një Përgjigje