TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2025, 10:26

Pronari i hotelit në Borsh kërcënoi me armë dy punonjëset, publikohen pamjet e sherrit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pronari i hotelit në Borsh kërcënoi me armë dy

Publikohen pamjet e konfliktit mes 26-vjeçarit Emanuel Shkëmbi dhe dy punonjëseve, nënë e bijë që të cilat u kërcënuan me armë në ambientet e hotelit të tij në Borsh.

Në pamje shihen disa persona teksa konfliktohen në ambientet e jashtme, ndërsa pistoleta u gjet e fshehur brenda një çante të vogël, e cila ishte futur në një valixhe.

Përveç pronarit 26-vjeçar të arrestuar, nën hetim është vënë dhe babai i tij, Alfred Shkëmbi pasi ka dhunuar një punonjëse tjetër, si edhe një i moshuar i cili fshehu armën e zjarrit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia njofton se ka sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm.

"Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.

Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.

Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:

    • E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

    • A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;

    • P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.

Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëhërin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje