TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2025, 09:41

Kërcënoi me armë dy punonjëset, arrestohet pronari i një hoteli në Borsh; 2 persona nën hetim

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi me armë dy punonjëset, arrestohet pronari i
Momenti ku pronari konfliktohet me dy punonjëset dhe arma e sekuestruar

Pronari i një hoteli në Borsh është arrestuar nga policia pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë Emanuel Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar verbalisht me dy punonjëset A.O dhe R.O, nënë e bijë, i ka kërcënuar me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit.

Nën hetim është vënë edhe babai i tij, A.Sh, i cili ka goditur një shtetase me inicialet A.K. Nën hetim është vënë edhe një tjetër person, me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm.

“Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar "THE GUNE", ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë.

Gjithashtu u procedua ne gjendje të lirë babai i tij shtetasi A.Sh babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo.

Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:

- 1 armë zjarri tip Pistoletë.

- 1 krëhër Pistolete.

- 8 fishek 9mm.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengon zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të K.Penal”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje