TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Gusht 2025, 09:37

U masakrua me thikë nga bashkëshorti në Greqi, përcillet sot për në banesën e fundit Marjola Nakoleci

Shkruar nga Pamfleti

U masakrua me thikë nga bashkëshorti në Greqi, përcillet sot

Mëngjesin e kësaj të marte është duke u kryer ceremonia e pritjes për viktimën Marjola Nakoleci e cila u vra nga bashkëshorti i saj rreth 4 ditë më parë në Volos të Greqisë.

Trupi i pajetë i saj u soll gjatë pasdites të së hënës dhe do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Miq, familjarë dhe të afërm të viktimës janë duke i dhënë lamtumirën e fundit 36-vjeçares dhe ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike teksa kanë ndaluar kategorikisht praninë e mediave.

Ceremonia mortore pritet të kryhet rreth orës 11:00.

Prezent janë familjarët e saj, përfshi edhe fëmijët që gjithashtu kanë shoqëruar trupin e nënës nga Greqia për në Korçë, për të qenë të pranishëm në ceremoninë mortore.

Paralelisht në Greqi po kryhen hetimet ndaj Pandeli Nakolecit, i cili del sot para Gjykatës së Volosit për masë sigurie. Ai ka shprehur pendesë, por ka dhënë qëndrime kontradiktore gjatë gjithë kohës së marrjes në pyetje. Një herë ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Më pas ka pretenduar se e tradhtonte, kishte lidhje jashtëmartesore, se fëmija që kishte abortuar nuk ishte i tij dhe alibi të tjera për konfliktet e vazhdueshme në familje.

Mirëpo e kaluara e autorit sipas hetuesve, është e mbushur jo vetëm me precedentë penalë për falsifikim, drogë dhe organizatë kriminale, për të cilat ka pasur edhe dënime, por edhe i skeduar me kartelë për problemet e shëndetit mendor, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

Madje se fundmi kishte tentuar vetëvrasje dhe Prokuroria kishte urdhëruar shtrimin në Psikiatri. Nakoleci u kap një ditë pas vrasjes i fshehur në një parcelë toke me bar, që shërbente edhe si parking, vetëm 200 metra larg pallatit ku kreu krimin në familje, ngjarje e ndodhur në sy të fëmijëve të tij.

U masakrua me thikë nga bashkëshorti në Greqi, përcillet sot

Lini një Përgjigje