
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor Kujtim Luka 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka arrestuar shoferin e automjetit me drejtues shtetasin me inicialet J. T., 53 vjeç.
Blutë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit
“Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje