
Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar nga policia, teksa po lëvizte në aksin rrugor Elbasan–Peqin.
Pas hekurave ra shtetasi Juli Bulla. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Alert”.
Sipas njoftimit, ndaj 53-vjeçarit nga një gjykatë në Spanjë ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.
Për këto vepra penale, parashikohet dënim maksimal deri në 9 vite burgim. Procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës pritet të vijojnë në ditët në vijim.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I kërkuar nga autoritetet spanjolle për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, kapet dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin, 53-vjeçari.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”.
Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan–Peqin, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë.
Për këtë shtetas, Gjykata Juzgado Central de Instrucción n. 1 – Audiencia Nacional ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.
Për këto vepra penale, Kodi Penal i Spanjës parashikon dënim maksimal deri në 9 vite burgim.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje