TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2026, 09:11

E fshehur në shasinë e mjetit, sekuestrohet 350 kg drogë në Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti
E fshehur në shasinë e mjetit, sekuestrohet 350 kg drogë në
Foto e disa pakove me kanabis

Rreth 350 kilogramë lëndë narkotike janë zbuluar sot në një trajler gjatë kontrollit në pikën doganore të Kakavijës.

Bëhet me dije se, rreth orës 06:30, gjatë kontrollit me skaner të një mjeti trajler që po dilte nga territori i vendit, punonjësit e doganës kanë konstatuar një ndërhyrje në strukturën e mjetit, konkretisht krijimin e një dopio shasie ku dyshohej se ishte fshehur lëndë narkotike.

Pas kalimit në kontroll fizik, në bashkëpunim me forcat e policisë, janë zbuluar 166 pako me peshë rreth 2.1 kilogramë secila, të dyshuara si “Cannabis Sativa”.

Autoritetet doganore dhe policore po vijojnë procedurat ligjore për dokumentimin e plotë të rastit dhe hetimin e mëtejshëm të ngjarjes. 

"Kakavijë, dogana zbulon rreth 350 kg lëndë narkotike

Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike  “canabis sativa”.

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.

Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje