TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2026, 07:47

Makina përplaset 'kokë më kokë' me furgonin në Kashar, 1 i plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Makina përplaset 'kokë më kokë' me furgonin
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Vorë–Tiranë, pranë vendit të njohur si “Radio”, në zonën e Kasharit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një furgon është përplasur 'kokë më kokë' me një automjet. Bëhet me dije se si pasojë e përplasjes është plagosur 1 person, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe autoambulanca. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për rikthimin e normalitetit në qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor.

Lini një Përgjigje