
Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi janë kapur duke kultivuar lëndë narkotike.
Është bërë i mundur sekuestrimi i një plantacioni me 4000 bimë kanabis brenda një ndërtese industriale në Tarragona.
Të arrestuarit ishin rreth moshës 20 dhe 24 vjeç. Policia e Spanjës bën me dije se tre të rinjtë qëndronin në ndërtesë që prej muajit mars, për të mos tërhequr vëmendjen e banorëve. U zbulua gjithashtu se ata kishin hapur një tunel rreth 80 metra të gjatë.
Shqiptarët ishin siguruar që era e mariuhanës të mos përhapej jashtë banesës ku kultivohej lënda narkotike.
Sipas autoriteteve, u deshën rreth dy muaj hetime që të bëhej i mundur zbulimi se në këtë ndërtesë ishte një plantacion kanabisi që kontrollohej nga mafia shqiptare.
Ekspertët thonë se, investimi në strukturën e këtij plantacioni do të arrinte mbi 200 mijë euro.
Pritet që të arrestohen të tjerë persona të përfshirë në bandën kriminale që qëndronte pas këtij rasti.
Lini një Përgjigje