TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2023, 15:03

Kafka e gjetur në Berat, zbardhet dëshmia e punonjësit të varrezave: Në qese ishin edhe eshtra të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Kafka e gjetur në Berat, zbardhet dëshmia e punonjësit të

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me gjetjen e një kafke që ndodhej në një qese plastike pranë varrezave të qytetit të Beratit ditën e djeshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë punonjësi i varrezave të Burdulliasit, Tomorr Nure, ai që e ka gjetur dhe hapur qesen. Ai tregon se brenda qeses nuk ishte vetëm kafka por edhe pjesë të tjera të eshtrave. Nure ka deklaruar se në qese ndodheshin edhe disa pjesë brinjësh dhe gjymtyrë dhe se në eshtrat e këmbëve ishin veshur çorape.

Punonjësi i varrezave ka pohuar gjithashtu se ka qenë ora rreth 11:00 – 11:15 minuta kur ai duke pastruar ka gjetur një qese plastike të mbuluar me gjethe. Pasi e ka hapur, Nure deklaron se ka parë kafkën dhe pjesë eshtrash trupore dhe është tmerruar.

Më tej, ai deklaroi se pas konstatimit të eshtrave, ai ka njoftuar menjëherë përgjegjësin dhe policinë, të cilët erdhën dhe morën eshtrat. Duke shpjeguar edhe mënyrën e zhvarrosjes së eshtrave, Nure tha  se eshtrat nuk i përkasin varrezave të Burdulliasit dhe se nuk janë zhvarrosur nga asnjë varr i këtyre varrezave.

Teksa ka treguar edhe vendin ku gjeti qesen plastike me kafkën dhe eshtrat brenda saj pohon se ajo është sjellë dhe është hedhur nga jashtë nga ndonjë person, që pasi e ka hedhur e ka mbuluar me gjethe për të mos u gjetur shpejt.

Kafka dhe eshtrat trupore, të gjetura mesditën e djeshme në varrezat e Burdulliasit në Berat, është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, kur nëpërmjet metodave shkencore që do të kryhen dhe ADN-së do të përcaktohet identiteti i saj. Kafka i përket një femre dhe ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve.

Policia është duke punuar nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e personit që ka hedhur qesen me kafkën brenda pranë varrezave. Po kështu edhe brenda varrezave duket se ka kamera të instaluara por nuk konfirmohet nëse këto kamera punojnë apo edhe nëse punojnë a e kanë rrezen e mjaftueshme për të parë sipërfaqen ku është hedhur qesja.

 

berat kafka deshmi punonjes i varrezave

Lini një Përgjigje