
59-vjeçari që plagosi 2 vajzat e mitura në Rrogozhinë mbrëmjen e djeshme është arrestuar sot nga policia. Ai aksidentoi 2 vajzat e mitura 10 dhe 11 vjeç me makinën e tij Ford dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Të plagosurat janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin A. L., 59 vjeç, banues në Peqin, pasi në segmentin rrugor Rrogozhinë-Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar dy shtetase të mitura 10 dhe 11 vjeç, të cilat ndodhen në spitalin e Durrësit, jasht rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.
Lini një Përgjigje