TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2023, 11:36

Aksident në Fier, makina përplas motorin e policisë; plagoset një efektiv

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Fier, makina përplas motorin e policisë; plagoset
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një punonjës policie ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin me inicialet R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier).

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

"Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve."-njofton policia. 

 

aksident në fier

Lini një Përgjigje