Ditën e sotme, një kafkë e dekompozuar është gjetur nga punëtorët e varrezave ne Berat e cila ndodhej brenda një qeseje plastike.
Mësohet se kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet identiteti i saj.
Policia e Beratit ka reaguar dhe ka bërë me dije se eshtrat e gjetura pranë varrezave të qytetit, do të dërgohen për ekzaminim në institutin e policisë shkencore. Policia thekson se kafka e gjetur nuk ka të bëjë me një ngjarje kriminale.
"Në varrezat e qytetit, punonjësit e varrezave të bashkisë, gjatë pastrimit anës rrugës hyrëse për në varreza, kanë gjetur një qese plastmasi transparente, të vjetër, brenda së cilës gjendeshin mbetje kockore humane. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Është krijuar grupi hetimor, janë plotësuar formularët për ekzaminimin e mbetjeve kockore në Institutin e Policisë Shkencore, dhe vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Nga veprimet e para hetimore rezulton se nuk kemi të bëjmë me ngjarje kriminale”, njofton policia.
Lini një Përgjigje