
Britania e Madhe ka dëbuar 50 shqiptarë drejt vendi tonë, në kuadër të marrëveshjes së firmosur mes dy vendeve sa i takon emigrantëve.
Britania e Madhe dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndaluar fluksin e emigrantëve shqiptarë. Madje, kryeministri i Mbretësisë së Bashkuar, Sanuk deklaroi se marrëveshja me Shqipërinë dhe vendet e tjera që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka patur ndikim të madh në frenimin e emigrantëve të paligjshëm.
Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, ndërmjet qeverive të dy vendeve, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë britanike ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe vënien para përgjegjësisë të këtyre shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet e qëndrimit në Britani.
Policia e Shtetit gjithashtu po bashkëpunon për të parandaluar kalimin ilegal të kufijve dhe ndëshkimin e këtyre shtetasve. Policia bën apel për të gjithë shtetasit shqiptarë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për rregullat e lëvizjes në BE dhe më gjerë.
Lini një Përgjigje