
61-vjeçari, i cili ekzekutoi një familje të tërë shqiptare, është dënuar 4 herë më burgim të përjetshëm nga gjykata e Patrës në Greqi. Vrasja ndodhi në Andravida.
Ky është dënimi më i madh duke e shumëzuar me 4 herë, aq sa ishte numri i viktimave, çifti dhe dy djemtë e mitur 1 dhe 2 vjeç. Autori kreu vrasjen barbare me gjakftohtësi, e pasi mbyti foshnjën, ndërroi rrobat dhe më pas u largua nga zona.
Ngjarja e frikshme ndodhi vetëm për 2 qira të papaguara në 3 mars të vitit 2022 ka shokuar jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë.
Ende sot, shumë banorë deklarojnë se në shtëpinë ku ndodhi krimi mabakër jo vetëm që nuk banohet nga askush por ata as nuk munden të kalojnë nga rrugica ku ndodhet banesa.
Dënimi maksimal dhe tepër i rreptë për 61-vjeçarin grek përmban dhe 21 muaj për armëmbajtje pa leje dhe 900 euro gjobë.
Lini një Përgjigje