TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2023, 13:22

Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë, gjobiten drejtuesit

Dy mjete lundruese janë bllokuar nga policia kufitare në Vlorë dhe Sarandë gjatë aksionit për sigurinë e vijës bregdetare, ku janë evidentuar lundrime në zonat e ndaluara.

Mjetet lundruese të bllokuara janë një gomone dhe një skaf.

Drejtuesi i gomones është ndëshkuar me 100 000 lekë të rinj pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke lundruar në një zonë të ndaluar.

Gjithashtu edhe drejtuesi i skafit është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë të rinj pasi nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

2 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve me dokumentacionin përkatës.

vlore mjete lundruese gjobe

Lini një Përgjigje