TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Qershor 2023, 08:45

Humb jetën turistja polake në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Humb jetën turistja polake në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 55-vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli dhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, ngjarja ishte aksidentale. 55-vjeçarja ishte akomoduar për pushime në hotel, ndërsa ishte nga Polonia.

“Një turiste polake ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës, në një ngjarje që dyshohet aksidentale.

Sipas burimeve zyrtare, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

durres turiste

Lini një Përgjigje