TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Qershor 2023, 17:42

Goditi me thikë gjatë konfliktit një 20-vjeçar, arrestohet i mituri në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me thikë gjatë konfliktit një 20-vjeçar, arrestohet

Një 17-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi plagosi me mjete prerëse për motive të dobëta një 20-vjeçar.

Sipas informacioneve sherri mes dy të rinjve ndodhi në rrugën “Shefqet Musaraj”, ndërkohë që 20-vjeçari mësohet se ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 17-vjeçar, banues në Tiranë.

17-vjeçari ditën e sotme, rreth orës 14:30, në rrugën “Shefqet Musaraj”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe dyshohet ka goditur me mjet prerës shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë shtetasi A. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

sherr 20-vjeçari arrestohet

Lini një Përgjigje